Vendosni fjalën kyçe....

13 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë


Një tjetër bilanc tragjik në Kosovë, lidhur me vdekjet nga Covid-19. Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona.

Kjo e ka çuar në 249 numrin total të vdekjeve nga Covid-19, që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 245 raste të reja me koronavirus në Kosovë kurse janë 133 persona janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPKme metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *