Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtuan kabullin elektrik duke plagosur 66-vjeçarin, dy të arrestuar në Vlorë


Një 66-vjeçar ka mbetur i lënduar gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen “HAjro Cakkërri” në Vlorë, ku ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shkelje të rregullave në punë.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet S.B me detyrë teknik zbatues dhe tjetri me inicialet L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve, dyshohen se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik. Si pasojë, mbeti i lënduar 66-vjeçari i cili është dërguar në QSUT.

Detajet e policisë:

Policia ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Vihen në pranga nga Policia shtetasit S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi S.B me detyrë teknik zbatues dhe shtetasi L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup shtetasi F. K., 66 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka shkuar në Spitalin e “Nënë Terezës” Tiranë për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyre punimeve, dyshohet se është një nga përgjegjësit e tjerë për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *