Vendosni fjalën kyçe....

Denoncoi arrestimin e veteranit të UÇK-së, Hysni Gucati: E vërteta del gjithmonë



Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar përsëri lidhur me ndalimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Murtez Kastratit, nga policia shqiptare për llogari të Serbisë.

Ai falenderon ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë, për bashkëpunimin e tyre për lirimin e veteranit të UÇK-së.

Gucati thotë se e vërteta del gjithmonë në shesh.

“I falenderoj Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës të udhëhequr nga Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në krye me Gent Cakaj për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre që bënë në lirimin e veteranit të UÇK-së Murtez Kastratit.
Ata të cilët me gabimet dhe gënjeshtrat e tyre janë duke u munduar të demantojne por e vërteta del në shesh gjithmonë!”– shkruan kreu i organizatës së veteranëve të UÇK-së.

Gucati ishte i pari që dha lajmin për arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, duke thënë se është bërë për shkak të fletëarrestit nga Interpol Serbia.

Sipas tij, Serbia këto ditë ka formuluar një listë të re me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *