Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti kosovar letër të hapur Ramës: Hiqni nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia


Pas lajmeve se policia shqiptare ka ndaluar një veteran të UÇK-së për llogari të autoriteteve serbe, ka reaguar deputeti i AAK-së në Kosovë, Gazmend Syla.

Deputeti nga Kosova i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, thotë se sa më shumë të mbahet Murtez Kastrati në burgjet shqiptare, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që luftuan për ta bërë Shqipërinë.

Syla i kërkon kryeministrit që të hiqen nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletëarreste nga Serbia.
Letër e hapur ndaj Kryeministrit Edi Rama. Sot duke e kaluar kufirin me Shqipërinë u arrestua ushtari i UÇK-së nga Lipjani, Murtez Kastrati. Arsyeja? Fletarresti i lëshuar nga Serbia. Z. Rama, Serbia është në ofensivë që nga shporrja nga Kosova dhe ky lajm përbën skandal. Ti këtë e di fort mirë.

Z. Rama, ne ushtarët e UÇK-së i dimë vijat e kuqe me shtetet në rajon, Shqipëria nuk mundet e as nuk bën të jetë e tillë. Edhe këtë, ti e di fort mirë. Z. Rama, sa më shumë që mbahet Murtez Kastrati në burgjet tuaja, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që sa të jetë jeta jetë luftuan për ta bërë Shqipërinë.

Prandaj, z. Rama, si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ushtarë i UÇK-së, kërkoj nga ju që të lirohet menjëherë Murtezi dhe të hiqni nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia. Qoftë ky turpi fundit!”– shkruan Syla.

Ditën e sotme u ndalua nga policia shqiptare, ish-luftëtari i UÇK-së, Murtez Kastrati nga Lipjani. Kjo bazuar në një fletëarrest serb, për pjesëmarrjen e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Por më pas ai u la i lirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *