Një i mitur ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasditen e sotme në Tiranë.
14-vjeçari me iniciale A.L., është përplasur nga një makinë në Farkë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit me iniciale I.Z.
Njoftimi
Më datë 02.08.2020, rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.