Humbin jetën 86 persona në Indi, konsumuan pije alkoolike të paligjshme


Autoritetet në Indinë veriore kryen më shumë se 100 kontrolle në fundjavë pasi dhjetëra persona kanë vdekur ditët e fundit për shkak të pirjes së pijeve alkoolike të paligjshme, sipas zyrtarëve.

Që nga e mërkura, të paktën 86 njerëz kanë vdekur pasi pinë alkool të prodhuar në mënyrë të paligjshme në shtetin verior të Punjabit.

Shefi i policisë për shtetin Punjab, Dinkar Gupta, tha se pesë vdekjet e para u raportuan të mërkurën në mbrëmje në dy fshatra në rrethin Amritsar.

Gjatë tre ditëve të kaluara, 48 vdekje të tjera u raportuan në Amritsar dhe dy rrethe të tjera, Tarn Taran dhe Batala, tha oficeri Roshan Lal për Associated Press.

Ndërsa policia thotë se numri i vdekjeve është 69, media lokale raportoi se numri ishte 86.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *