Transmetuesi publik britanik BBC ka marrë më shumë se 100 ankesa pasi kanali dedikuar fëmijëve CBBC transmetoi një film, ku shfaqeshin dy minorene të të njëjtit seks duke u puthur.
Seriali kanadez “The Next Step” u transmetua muajin e kaluar dhe tregon zhvillimin e një marrëdhënieje romantike mes dy vajzave adoleshente, Jude dhe Cleo.
Ndërsa shumë shikues e lavdëruan CBBC për puthjen homoseksuale të adoleshentëve, të shumtë ishin ata që u irrituan nga kjo.
Në faqen e saj të internetit, BBC deklaroi: “Ne kemi marrë ankesa në lidhje me një histori që përfshin një puthje të të njëjtit seks.”
Ndërsa BBC nuk e ka zbuluar numrin e ankesave që kanë marrë, Metro.co.uk raporton se ata kanë marrë më shumë se 100 ankesa nga shikuesit.
Transmetuesi publik e mbrojti vendimin për transmetimin e kësaj skene, duke thënë se e ka trajtuar me shumë kujdes dhe shumë vëmendje, duke shtuar se seriali mund dhe duhet të bëjë më shumë për të pasqyruar jetën e të rinjve LGBTQ +.
“Kjo është një pjesë e rëndësishme e misionit tonë për t’u siguruar që çdo fëmijë të ndjehet sikur përkasin diku, se janë të sigurt dhe se mund të jenë ata që duan të jenë.”
BBC beson se skenari ishte ‘trajtuar me ndjeshmëri’ dhe se nuk ishte ‘e papërshtatshme për moshën e audiencës’.