Bisedimet për marrjen nën kontroll të operacioneve të TikTok në SHBA nga Microsoft e ByteDance thuhet se kanë ngecur pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se do e ndalonte aplikacionin popullor për ndarjen e videove.
ByteDance, pronari kinez i TikTok, ishte i gatshëm të shesë aksionet e tij te pjesa amerikane e biznesit, Microsoft në mënyrë që të mbajë praninë e tij në vend, ku ka rreth 100 milionë përdorues.
Sipas raporteve të mëparshme, marrëveshja, nën të cilën Microsoft do të ishte gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen e të gjitha të dhënave të përdoruesve të SHBA-së, ishte në një fazë të përparuar.
Të dy palët besuan se dhënia e pronësisë korporatës amerikane do ta shpëtonte TikTok nga ndalesa e premtua nga Trump.