Policia rrugore ka njoftuar gjendjen në disa nga rrugët kryesore në vend teksa mijëra pushues kthehen nga pushimet.
Sipas bluve, asnjë nga rrugët në veri e jug të vendit e ato hyrësë-dalëse në Tiranë nuk janë të bllokuara.
Njoftimi
“Prej orës 16:00, ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, konkretisht:
-Ka filluar fluksi i daljes nga Rëna e Hedhun, Shengjini dhe Talja, lëvizja e rrjedhshme pa bllokime deri tani;
-Ka filluar kthimi i mjeteve nga Himara – Radhima – Vlorë, pa probleme. Trafiku është shtuar, levizja e automjeteve është pa ndërprerje;
-Ka filluar fluksi i mjeteve në dalje, nga Gjiri i Lalzit drejt mbikalimit të Maminasit, për momentin levizja është e rrjedhshme;
-Fluks në kthim nga Spilleja, si dhe rruga dytësore në Plepa, Durrës;
-Hyrja për në Tiranë deri tani nuk ka probleme.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat kyçe në këto akse dhe segmente si dhe jane shtuar shërbimet në lëvizje, për të parandaluar parakalimet e gabuara.
Telefononi 112 për çdo shkelje.”