Vendosni fjalën kyçe....

“Maskat janë gojëza, liria mbi frikën” – Protesta në Britani kundër kufizimeve e mbajtjes së maskave (Video)


Mijëra qytetarë mbushën rrugët e Londrës një ditë pasi kabineti qeveritar zgjeroi udhëzimet e tij për mbulesën e detyrueshme të fytyrës.

Demonstrata vjen mes skepticizmit në rritje në të gjithë botën mbi efikasitetin e politikave të tilla.

Një grup i madh i demonstruesve u mblodhën në Hyde Park të shtunën, ku ata dëgjuan fjalime që denoncuan masat e qeverisë kundër koronavirusit. Piers Corbyn, vëllai i ish-drejtuesit të Laburistëve, Jeremy Corbyn, ishte midis folësve.

Protestuesit mbanin në duar pankarta që lexonin ‘Stop normale të re, shpëto jetën’, ‘Liria mbi frikën’ dhe ‘Maskat janë gojëza’ e më pas marshuan pastaj drejt Doëning Street, duke ndaluar jashtë selisë së BBC.

Mbulesat për fytyrën u bënë të detyrueshme kohët e fundit në dyqane dhe supermarkete në Angli. Kryeministri Boris Johnson njoftoi të premten se do të kërkohen maska ​​në muzetë, kinematë, galeritë e artit dhe vendet e adhurimit duke filluar nga 8 gushti.

Ekziston gjithashtu një debat i gjerë nëse ekziston një bazë shkencore për shumë nga politikat anti-koronavirus.

Qeveria holandeze njoftoi kohët e fundit se nuk do ta këshillonte publikun të mbante maska, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme se ato janë efektive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *