Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë. Mësohet se një motor i një Fast-Food-i, ka përplasur një këmbësor që po kalonte në anën tjetër të rrugës.
I plagosuri është dërguar në spital me fraktura, për për fat të mirë nuk është në gjendje rreziku për jetën.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti, ku përtokë shihen ushqimet e shpërndara në rrugë.
Policia ka shoqëruar në komisariatin e Vlorës drejtuesin e motorit, i cili po merret në pyetje në lidhje me aksidentin.