Vendosni fjalën kyçe....

“Përgënjeshtrohet SPAK” – Publikohet certifikata e komisionerit të vdekur që i shkoi urdhërarresti


Pak ditë më parë, prokuroria speciale SPAK u përfshi nga një skandal pasi gjatë hetimeve për dosjen 339 të zgjedhjeve në Durrës, kishte çuar dy urdhërarreste për dy komisionerë që në fakt kishin ndërruar jetë.

Sipas SPAK-ut kjo kishte ndodhur pasi dy personat nuk ishin çregjistruar në kohë nga familjarët e tyre pas vdekjes.

Bashkëshortja e njërit prej komisionerëve, Kasem Lala, tha në një deklaratë për News24 se ajo i kishte kryer të gjitha veprimet sipas ligjit pas vdekjes së bashkëshortit të saj në vitin 2018.

Ndërkohë ish-kryeministri Berisha ka publikuar certifikatën e vdekjes së Lalës të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile në 8 tetor të vitit 2018. Ai shkruan se ky dokument përgënjeshttron SPAK-un.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *