Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, është zotuar se presidenti Donald Trump do të ndërmarrë veprime ‘në ditët në vijim’ ndaj kompanive kompjuterike kineze, të cilat sipas Shtëpisë së Bardhë i japin të dhëna sekrete Pekinit.
Pompeo tha se praktikat e kompanive të teknologjisë kineze, përfshirë TikTok dhe WeChat, paraqesin ‘çështje të privatësisë për popullin amerikan’.
“Për një kohë të gjatë ne kemi thënë; Epo, mirë, nëse ne jemi duke u argëtuar me të ose nëse një kompani mund të fitojë para prej saj, ne do të lejojmë që kjo të ndodhë.” – shpjegoi ai, duke shtuar se kjo qasje së shpejti do të ndryshonte.
Komentet e Pompeos vijnë pasi presidenti Trump u tha gazetarëve të premten se ai do të ndalonte aplikacionin kinez për shpërndarjen e videove, TikTok në SHBA brenda 24 orëve megjithatë kjo nuk ka ndodhur ende.