Vendosni fjalën kyçe....

Post Malone kundër bllokimit: Njerëzit duhet të paguajnë faturat dhe të hanë


Reperi amerikan Post Malone i kundërshton masat e rrepta të bllokimit dhe beson se qeveria nuk duhet t’i detyrojë njerëzit të veshin maska ​​për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Megjithatëse ai e nxit publikun që t’i përdorë gjithsesi ato.

“Është e çuditshme për mua që është bërë, si unë kur në shkollë, duhet të fshihesh nën këmishën tënde, ose përndryshe ndëshkoheni”-tha reperi gjatë një interviste të mërkurën, me Joe Rogan. “Është e çuditshme të detyrohemi të veshim diçka.”

Malone tha se ai nuk ishte dakord me politikën e re të miratuar nga disa qytete brenda dhe rreth Los Anxheles, që vendos gjoba prej qindra dollarësh për personat që kapen pa maskë në publik.

“Ju mund të merrni një gjobë pse nuk keni veshur një maskë dhe ndonjëherë shkon deri në 600 dollarë”- tha Malone.

Ai më pas ra dakord për nevojën për të hequr bllokimin, në mënyrë që të lejojë që jeta ekonomike të lulëzojë edhe një herë.

“Të gjithë duhet të jetojnë jetën e tyre. Të gjithë duhet të jenë në gjendje të mbijetojnë, të paguajnë faturat e tyre dhe të hanë. “- thotë Malone.

Ndërsa rastet e koronavirusit vazhdojnë të shtohen në Kaliforni, disa qytete kanë rritur përpjekjet për t’i detyruar qytetarët të veshin maska.
Beverly Hills u bë qyteti i parë në prill që i ka bërë maskat të detyrueshme, duke i kërcënuar ata që nuk e zbatojnë këtë rregull me gjoba nga 100 dollarë deri në 500 dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *