Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është infektuar nga Covid-19.
Lajmin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në Facebook.
Hoti shkruan se ka shenja të leta dhe se do e vijojë punën nga shtëpia.
Më herët nga Covid-19 është prekur edhe kreu i LDK-së, Mustafa si dhe një pjesë deputetësh të Kuvendit të Kosovës.
“Të nderuar, sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia. Avdullahu.” – shkruan ai.