Vendosni fjalën kyçe....

“S’do ikim askund” – Menaxherja e TikTok-ut i përgjigjet kërcënimit të presidentit Trump (Video)


Ndërsa afati i vendosur nga premtimi i presidentit Donald Trump për të ndaluar TikTok-un në SHBA po mbaron, platforma e mediave sociale në pronësi kineze është përgjigjur duke këmbëngulur se nuk do të shkojë askund dhe planifikon të krijojë më shumë vende pune në SHBA.

“Ne kemi dëgjuar mbështetjen tuaj dhe ne duam t’ju themi faleminderit, ne nuk po planifikojmë të shkojmë askund,” tha menaxherja e përgjithshëm e TikTok-ut në SHBA, Vanessa Pappas, në një videomesazh të shtunën në mëngjes.

Ajo shtoi se TikTok tashmë ka 1.500 të punësuar në SHBA dhe planifikon të punësojë 10,000 persona shtesë gjatë tre viteve të ardhshme dhe ka një fond miliarda dollarësh për të mbështetur krijuesit në platformën masive të ndarjes së videove.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *