Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes të rinjve në një lokal në Shkodër, plagoset me thikë 20-vjeçari



Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në Shkodër, pasi është goditur me thikë nga një tjetër djalë i ri. Policia ka zbardhur ngjarjen thotë se është vënë në ndjekje të autorit dhe më pas e ka arrestuar atë.

I dyshuari është një 24-vjeçar me inicialet K.H.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në Shkodër, ku dy të rinjtë kanë filluar të zihen fillimisht me fjalë, e më pas situata është tensionuar me 24-vjeçarin që ka nxjerrë një thikë.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

DETAJET E POLICISË

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.
Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se shtetasi E. Gj., është plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë shërbimet policore janë vënë në ndjekje për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Nga veprimet hetimore intensive të bëra, është bërë e mundur dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarje kriminale, ku është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar konkretisht shtetasi K. H.,24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.
Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku ky shtetas pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *