Edhe pse më shumë se 120 vende në mbarë botën dhe pjesën më të madhe të Europës e kanë bërë maskën detyrim për qytetarët ose këshillojnë qytetarët ta mbajnë atë, Holanda ka ndjekur një qasje tjetër.
Shkencëtarët më të mirë të vendit, duke ekzaminuar të dhëna dhe hulumtime kryesore, kanë deklaruar se nuk ka prova të forta për të mbështetur përdorimin e maskave të fytyrës për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Në të vërtetë, ata argumentojnë se veshja e maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse mund të pengojë luftën kundër sëmundjes.
“Maska për fytyrën në vendet publike nuk është e nevojshme, bazuar në të gjitha provat aktuale”, tha Coen Berends, zëdhënës i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin.
“Nuk ka asnjë përfitim, madje mund të ketë ndikim negativ.” – shtoi ai