Teuta e Durrësit ka arritur të fitojë Kupën e Shqipërisë pasi mposhti në finale kampionët e Tiranës.
Durrsakët e fituan ndeshjen e luajtur në Tiranë me rezultatin 2-0 me dy gola të shënuar nga Rustem Hoxha e Lorenco Vila.
Ky sukses u mundëson durrsakëve pjesëmarrjen në Ligën e Europës sezonin që vjen, objektiv të cilin nuk mundën ta arrijnë në kampionat ku u renditën në vendin e pestë.
Tiranës nga ana tjetër nuk i mbetet gjë tjetër veç t’i gëzohet titullit kampion.