Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Komisioni i përzgjedhjes strukturë me integritet, përgatitemi për fitoren


Pas kryesisë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD-së që do shqyrtojë kandidatët e propozuar nga anëtarësia për deputetë e kryebashkiakë.

Pjesë e këtij komisioni janë edhe dy ish-ministrat e PD-së, tashmë të rikthyer, Besnik Mustafaj e Genc Ruli.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së, Basha tha se komismioni është një strukturë me integritet dhe do seleksionojë kandidatët në një proces që është risi në Shqipëri e rajon.

“Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë nga anëtarësia e PD. Kjo është hera e parë në Shqipëri, kur kandidatët nuk përzgjidhen nga Kryetari i Partisë, por propozohen direkt nga anëtarësia dhe, më pas, seleksionohen nga një komision i posaçëm për t’iu dërguar sërish anëtarësisë për vendimmarrje. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve, që po aplikon PD, është risi në politikën shqiptare dhe në gjithë rajonin tonë. Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme. Përmes ketij procesi, ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim” – u shpreh lideri i opozitës gjatë mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.  

Basha shtoi se muaji gusht do jetë muaj pune intensive ndërsa në shtator sipas tij do nisë fushata e zjedhjeve që do mbyllet me fitoren e tyre.

“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas perzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitorën e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli te qeverisjës për qytetarët dhe me qytetarët.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *