Forca të shumta policie kanë rrethuar Ora News. Vendosja e policisë vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e 26 pronave të biznesmenit, Ylli Ndroqi e familjarëve të tij, mes të cilave edhe televizioni Ora News.
Videoja është publikuar nga gazetarja e këtij televizioni, Klara Dervishi.
Bllokimi i pronave të Ndroqit erdhi pas kërkesës së prokurorisë së posaçme, sipas së cilës ai nuk ka burime të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij dhe se e ka vënë atë nëpërmjet veprimtarisë kriminale.
Pak muaj më parë, Ora News-it iu vunë dy gjoba ndërsa Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit kërkoi mbylljen e televizioni, vendim nga i cili u tërhoq më pas.