Pas akuzave se nuk ka respektuar protokollin për t’u vetëizoluar pas testimit për Covid-19, vjen reagimi nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Ai thotë se është testuar të dielën rreth orës 16:00 dhe se menjëherë është izoluar, kështu që nuk i ka zhkelur rregullat e përcaktuara nga protokolli.
“Edhe pse nuk kam pas asnjë shqetësim serioz, me paraqitjen e një kolle të lehtë të dielën, bashkepunetoret me rëkomanduan të testohem. Testimin e kam bërë të dielën rreth orës 16. Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje të rezultatit, pasi kështu është protokolli i rekomanduar nga mjekët. Sapo e kam marrë rezultatin, e kam bërë publik. Kushdo që deklaron ndryshe nuk e thotë të vërtetën”, ka shkruar Hoti.