Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut ende pa qeveri, nesër mbahet seanca konstituive e parlamentit


Nesër pritet të mbahet seanca konstituive e parlamentit të Maqedonisë së Veriut pas zgjedhjeve të parakohshme të 15 korrikut.

Siç raporton INA, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka thënë se pas 2 gushtit, do të nisë bisedimet me partitë për formimin e shumicës parlamentare.

Nga ana tjetër, edhe VMRO-DPMNE që ka dy deputetë më pak ka theksuar se do të marrë pjesë në garën për formimin e qeverisë, nëse shumicën nuk e siguron LSDM-ja.

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski nuk përjashtoi mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në shtator, pasi sipas tij asnjëra nga partitë nuk mund të sigurojë koalicion të qëndrueshëm për shkak të numrave.

Partitë shqiptare janë në pritje të bisedimeve dhe se deri tani ato kanë shprehur qëndrimet e tyre se janë të hapura për koalicione, duke u bazuar në platformën e tyre politike.

Në zgjedhje e 15 korrikut, LSDM fitoi 46 mandate bashkë me Lëvizjen BESA, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, ASH – AAA 12, E Majta 2 dhe PDSH 1.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *