Vendosni fjalën kyçe....

Meta i shqetësuar për zjarret në vend: Autoritetet të marrin masa të menjëhershme


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në vend nga zjarret.

Zyra e Shtypit në Presidencë ka publikuar një njoftim për mediat, ku thuhet se presidenti po e ndjek me shqetësim situatën e përhapjes së vatrave të zjarrit në disa qarqe në vend.

Përmes këtij njoftimi, Meta nxit autoritetet të marrin masa të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri. Ai ka tërhequr vëmendjen për kujdes të veçantë ndaj jetës së qytetarëve.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.

Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.”– thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kujtojmë se ditën e sotme vazhdojnë të jenë disa vatra të ndezura të zjarrit si në Gramsh, Fier dhe Gjirokastër. Një pjesë e mirë e pemëve dhe kafshëve janë dëmtuar nga zjarret.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *