Maskat mbrojtëse ndaj Covid-19, janë bërë problem edhe për sportistët.
Mbrojtësi i ekipit të Universitetit Shtetëror të Luizianës në futbollin amerikan, Soni Fonua, zbuloi se mbajtja e këtyre maskave pamundësonte marrjen frymë të lojtarëve duke e bërë tejet të vështirë veprimtarinë sportive.
Fonua postoi një videomesazh, teksa mbante në kokë një helmetë të pajisur me mburojën e re kundër koronavirusit të ri: “Unë nuk mund ta marr dot frymë nën këtë gjë.”
Pavarësisht vështirësisë në frymëmarrje ose jo, lojtarët mund të mos kenë zgjidhje tjetër përveçse ta mbajnë këtë maskë.
Mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme në pjesën dërrmuese të vendeve të botës ku përjashtim bëjnë Holanda e Bjellorusiam që nuk e kanë bërë detyrim mbajtne e tyre për qytetarët.