Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet burgu në Afganistan, 21 të vrarë e 43 të plagosur


Të paktën 21 persona u vranë dhe 43 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në një burg në Afganistanin lindor, thanë të hënën zyrtarët vendas.

Sulmi në një burg në Jalalabad filloi të dielën dhe vazhdoi të hënën, tha Ataullah Hogyani, një zëdhënës i guvernatorit.

“Përplasja vazhdon ende afër burgut në qytetin Jalalabad dhe po vijon ende sepse sulmuesit përdorin qendrat tregtare si mbulesë,” transmetoi media vendase Tolo Neës.

Një sulmues shpërtheu një automjet të ngarkuar me bombë në portën hyrëse të burgut të dielën, ndërsa sulmuesit e tjerë hynë në burg dhe u përplasën me forcat e sigurisë, tha Hogyani për Anadolu Agency.

Deri më tani tre sulmues u vranë në përleshje dhe operacioni është duke u zhvilluar për të gjetur sulmues të tjerë, shtoi ai.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin dhe talebanët mohuan përfshirjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *