Dy astronautët amerikanë që u nisën në fund të majit drejt hapësirës janë kthyer në tokë, pas misionit të tyre që shënoi një erë të re në fluturimet hapësinore amerikane, të cilat ishin ndërprerë që prej vitit 2011.
Kapsula e Dragoit të SpaceX brenda të cilës ndodheshin Doug Hurley dhe Bob Behnken zbriti në Gjirin e Meksikës, në bregdetin e Gjirit të Floridës, shkruan BBC.
Një anije shkoi për të marrë automjetin dhe për të shpëtuar dy austronautët. Kjo është ulja e parë në ujë e amerikanëve që nga moduli Apollo 45 vjet më parë.
Anije private të tjera iu afruan Dragoit nga kurioziteti, por atyre iu kërkua që të largoheshin për shkak të shqetësimit për kimikate të rrezikshme në kapsulë.
Administratori i Nasa-s, Jim Bridenstine tha se prania e anijeve “nuk ishte ajo që ne parashikonim”.
“Ajo që nuk është e zakonshme është që kalimtarët t’i afrohen automjetit aq pranë, me tetoksid azoti në atmosferë, kjo nuk është diçka e mirë.”- tha ai. “Dhe ne duhet të sigurohemi që po paralajmërojmë njerëzit që të mos afrohen pranë anijes në të ardhmen.”
“Është me të vërtetë nderi dhe privilegji ynë”, tha Hurley pas mbërritjes së tyre në shtëpi.
Presidenti Donald Trump, i cili mori pjesë në lancimin e kapsulës dy muaj më parë përshëndeti kthimin e austronautëve në Tokë.
“Faleminderit të gjithëve! E mrekullueshme që astronautët e NASA-s të u kthyen në Tokë pas një misioni shumë të suksesshëm dy mujor.”– shkruan Trump në një postim.