Vendosni fjalën kyçe....

Ylli Ndroqi shfaqet i qeshur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, dalin pamjet (Video)


Ylli Ndroqi është shoqëruar ditën e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Në videon e publikuar nga Report TV, biznesmeni, shfaqet i qeshur teksa shoqërohet nga një grup personash mes të cilëve edhe avokatët e tij.

Gjykata e Posaçme vendosi sot me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme sekuestrimin e 26 pronave të luajtshme e të paluajtshme të Ylli Ndroqit e familjarëve të tij.

Prokuroria e akuzon Ndroqin se nuk ka burime të mjaftueshme për justifikimin e pasurive dhe se i ka vënë ato nëpërmjet trafikut të drogës.

Ndër pronat e sekuestruara është edhe televizioni Ora News, që do administrohet përkohësisht nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Avokati i Ndroqit, Alban Qafa, tha për mediat se klienti i tij nuk është ndaluar dhe as shoqëruar, por ka bërë shoqërimin e mjetit të tij ‘Merces-Benz, modeli S600’, pasi është ndaluar nga forcat operacionale për sekuestrimin e makinës si pjesë e vendimit të SPAK.

Avokati i tij tha se vendimi për sekuestrimin e pasurive të tij do të apelohet në Apelin e GJKKO, pasi pasuritë e tij janë të ligjshme. Avokati tha gjithashtu se ky është një sulm politik që po i bëhet atij, pas gjyqit që ka të hapur me kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

“Është vendosur sekuestro e pasurive të tij. Ka qenë duke udhëtar me makinë e tij Merces-Benz, modeli S600″ dhe është ndaluar nga forcat operacionale për t’i marrë makinën si pjesë e sekuestros. Ylli Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar, por ka shoqëruar makinën e tij dhe të kërkojë sqarime. Pasuria e tij është nga burime të ligjshme dhe se Ylli Ndroqi mendon se ky është një sulm politik dhe për shkak të gjyqit që po zhvillohet njëkohësisht ndaj tij dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj”, tha avokati Qafa.

(Video Credit: Shqiptarja)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *