Vendosni fjalën kyçe....

2 vite pas tragjedisë me 43 viktima, inagurohet ura e re në Genova të Italisë (FOTO)


Janë bërë gati dy vite që nga shembja e urës Morandi në Genova të Italisë, që iu mori jetën 43 personave, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

Dhe dje u inagurua ura e re.

Siç shkruajnë mediat italiane, ura e re do të quhet “Ura San Giorgio” dhe ceremonia e inaugurimit nisi me leximin e emrave të 43 viktimave.

Presidenti Sergio Mattarella i cili u takua privatisht me familjarët e viktimave para inaugurimit tha se “Përgjegjësitë gjithmonë kanë një emër dhe një mbiemër”.

Mattarella dëshironte të specifikonte se përurimi i urës “nuk është mbyllja e asaj që ndodhi, por pasoja e asaj që ndodhi. Dhe është një mënyrë për të kujtuar tragjedinë: kushdo që sheh urën në Genova, do ta ketë gjithmonë në mendje se ura është atje sepse një urë tjetër është shembur “.

Punimet për urën e re nisën që nga janari i vitit 2019, me qindra punëtorë që punuan papushim. As pandemia nuk i ndaloi punimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *