Vendosni fjalën kyçe....

Dhurata Çupi: Mbi 30 shkolla janë mbyllur në Dibër në 7 vjet, i vihet dryni edhe asaj në Zerqan


Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka denoncuar mbylljen e një tjetër shkolle në qarkun e Dibrës.

Sipas ish-deputetes, prej 7 vitesh vetëm në qarkun e Dibrës janë mbyllur mbi 30 shkolla. Rasti i fundit është ai i shkollës së Zerqanit, ku mësojnë nxënës nga cikli i ulët tek ai i mesëm.

Çupi thotë se prindërve u është kërkuar të regjistrojnë fëmijët në Bulqizë, që është 30 minuta me makinë larg.

“Kyçin dyert e shkollave dhe detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin.
Prej 7 vitesh vetëm në Qarkun e Dibrës janë mbyllur rmbi 30 shkolla dhe kjo situatë nuk ka të ndalur, madje edhe me vendime të pabazuara që nuk lidhen me numrin e nxënësve.
Drejtoria Arsimore ka marrë vendimin ti vendosë drynin shkollës së Zerqanit, në të cilën mësojnë dhjetra nxënês nga cikli i ulët deri te ai i mesëm.
Shqetësimi është legjitim për prindërit dhe fëmijët pasi u është kërkuar të regjistrohen në Bulqizë, 30 minuta me makinë larg, dhe të mendosh që dimri nuk është i butë në këto zona.
Përvec kostos dhe shqetësimit për largësinë, me këtë veprim arbitrar, banorëve të kësaj zone po ju mohohet lidhja e fortë për vite me radhë që ata kanë me arsimin.
Shkollës së Zerqanit e cila ka nxjerre me dhjetra figura të rëndësishme lokale e kombëtare, po i vihet kyçi.
Ky veprim është i papranueshëm. Shkollimi i fëmijëve dhe brezave duhet të jetë përparësi dhe jo pengesë, duhet të jetë mundësi dhe jo stërmundim për prindërit dhë nxënësit.”- shkruan ish-deputetja.

Çupi iu bën thirrje autoriteteve arsimore të rishkojnë vendimine tyre dhe të mendojnë për të mirën e nxënësve.

“Ju bëj thirrje autoriteteve arsimore në Dibër por edhe Ministres së Arsimit të shohin përparësitë për të mirën e nxënesve dhe jo të bëjnë të kundërtën. Fëmijët e Zerqanit e kanë shkollën e tyre, aty ku kanë studiuar prindërit e gjyshërit e tyre. Asnjë vendim i nxituar nuk mund tua mohojë këtë mundësi.” – shkruan Çupi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *