Dy shpërthime të mëdha janë raportuar në kryeqytetin libanez të Bejrutit, me pamjet e dëshmitarëve okularë që kapnin shpërthimet dhe tregonin shkatërrimin e bërë në zonën përreth.
Shpërthimi i parë goditi zonën e portit të qytetit menjëherë pas orës 6 pasdite me kohën lokale të Martën. Pamjet video kapën valën e tronditjes duke goditur ndërtesat kilometra larg, ndërsa një re masive pluhuri dhe mbeturinash në formë kërpudhe u përhap në qiell.
Ministria e Shëndetësisë në Liban i udhëzoi të gjitha spitalet në dispozicion që të përgatiten për të pritur të plagosurit, ndërsa ministri i shëndetësisë i vendit tha në TV se ka një numër “shumë të lartë” të lënduar. Asnjë vdekje nuk është raportuar.