Vendosni fjalën kyçe....

Filipinet rikthejnë karantinën, miliona njerëz mbyllen në shtëpi pas shtimit të të infektuarve


Dhjetra miliona njerëz në Filipine janë rikthyer përsëri në karantinë, pasi mjekët paralajmëruan për një rritje të rasteve të reja të koronavirusit që mund të çojnë drejt kolapsit sistemin e kujdesit shëndetësor.

Kështu qeveria ka urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, në Manila dhe në katër provincat përreth ishullit Luzon për 2 javë.

Vendi sapo doli në qershor nga një prej bllokimeve më të rrepta.
Por spitalet kanë qenë në vështirësi për të përballuar një rritje pesëfish të infeksioneve të konfirmuara, shkruan BBC.

Vendosja e bllokimit nënkupton rikthimin e urdhrave të qëndrimit në shtëpi, përveç rasteve për të blerë produkte bazike në supermarket apo farmaci.

Transporti publik gjithashtu është pezulluar dhe fluturimet janë të kufizuara, ndërsa restorantet po funksionojnë përsëri me dërgesa në shtëpi.

Bllokimi i ri erdhi pasi 80 shoqata mjekësore i bënë thirrje të shtunën Presidentit Rodrigo Duterte, të forcojë kufizimet në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Ditën e dielë, Filipinet njoftuan një rekord prej 5,032 infeksione të reja. Në disa zona spitalet raportohet se janë detyruar të largojnë numrin e madh të pacientëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *