Goditi me sende të forta policen, arrestohet endacaku në Tiranë


Një punonjëse policie është goditur me sende të forta për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Elbasanit” dhe autori besohet se është një 56-vjeçar endacak.

Policia thotë se e ka arrestuar të dyshuarin, i cili është identifikuar si Veprim Matraku.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në rrugën e “Elbasanit”, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *