Vendosni fjalën kyçe....

Goditi me sende të forta xhaxhanë dhe kushëririn, arrestohet 22-vjeçari në Mat


Foto ilustruese

Një 22-vjeçar në Mat ka dhunuar xhaxhanë e tij 58 vjeç dhe djalin e xhaxhait 5 vite më të madh.

Ngjarja ndodhi në fshatin Burgajet të Matit dhe policia e atij rrethi fatmirësisht arriti përpara se konflikti të përshkallëzohej dhe të kishte pasoja më të rënda.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Burgajet, Mat, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D., 22 vjeç, banues në fshatin Burgajet, Mat.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij shtetasin H. D., 58 vjeç dhe djalin e xhaxhait, shtetasin A. D., 27 vjeç.– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *