Grabitet gjatë natës një firmë reklamash në Kodër-Kashar. Paraprakisht dyshohet që grabitësit të kenë marrë një kasafortë me rreth 2 milion lekë të vjetra.
Grabitja është konstatuar nga punonjësit e firmës herët në mëngjes, pasi kanë parë derën e thyer.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka sekuestruar kamerat e biznesit dhe të bizneseve në zonë me qëllim identifikimin dhe e autorëve.