Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj kërkon që të vendosë të besuarin e vet në dialogun me Serbinë: Nuk dua të më informojë as Hoti dhe as Hyseni


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk dëshiron të informohet për dialogun Kosovë-Serbi nga Koordinatori Shtetëror për dialog, Skënder Hyseni, apo edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Nuk dua të më informoj Skënder Hyseni e as Avdullah Hoti. Dua të jetë njeriu im aty. Nëse gjithçka është në rregull në letra, atëherë i mbështeti. Nuk dua biseda të më tregojnë çfarë po bëjnë. Dua të di vetë. Jemi në shekullin 21. Nuk konfirmohen gjërat me biseda. Nëse nuk jam i sigurt qoftë për një shkronjë, atëherë nuk dua të jepi përkrahjen time. Jemi djegur me shumë gjëra. Fusnota e disa të tjera. Nuk e di ende se çfarë është biseduar në takimin Hoti – Vucic. Takimi zgjati mbi një orë. Aleanca nuk di asgjë rreth takimit”-shtoi ai në RTK.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *