Vendosni fjalën kyçe....

I treti nga radhët e LDK-së, preket nga Covid-19 zv.kryeministri i Kosovës


Pas kryeministrit Hoti, edhe zëvendësi i tij, Selmanaj është prekur nga Covid-19. Lajmin e ka pohuar vetë zyrtari i qeverisë, i cili ka thënë se është pa simptoma por pozitiv.

Selmanaj shton se është izoluar pas marrjes së njoftimit dhe se do vijojë të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme.

Selmanaj është zyrtari i tretë i LDK-së që preket nga Covid-19, pas kreut të partisë, Mustafa e kryeministrit Hoti.

“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës t’i kryej nga shtëpia.” – ka thënë Selmanaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *