Teksa futbolli në mbarë botën nuk i është kthyer ende normalitetit të plotë për shkak të pandemisë Covid-19, shumë klube kanë nisur të ndërrojnë ‘lëkurën’, siç bëjnë çdo sezon të ri.
Një pjesë e mirë ekipesh kanë prezantuar fanelat për sezonin që ri që në pjesën dërrmuese të kampionateve në Europë do nisë në periudhën gusht-shtator.
Ndryshimin më të madh e ka bërë ekipi anglez i Mançester Sitit që për sezonin e ardhshëm do ketë një fanelë të dytë fantastike me modele të papërdorura deri tani.
Ndërsa ekipet e tjera e kanë ruajtur pak a shumë traditën.