Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi bashkon dy motrat amerikane pas 53 vitesh


Duket se Covid-19 ka sjellë edhe lumturi për disa njerëz. Doris Crippen, 73 vjeç dhe motra e saj 20 vite më e re, Bev Boro, humbën kontaktin me njëra-tjetrën kur Bev ishte vetëm një foshnjë.

Daily Mail shkruan se dy motrat janë ribashkuar pas 53 vjetësh, në një qendër rehabilitimi në Nebraska pasi Crippen rezultoi me koronavirus. Ajo kishte simptoma të ngjashme me gripin dhe ishte bërë aq e dobët sa u rrëzua dhe theu krahun. Crippen duhej të shkonte në spital për t’u trajtuar dhe aty ajo u diagnostikua me Covid-19.

Pas një qëndrimi 30-ditor në spital, të moshuarës i është dashur të kalojë një periudhë rehabilitimi në qendrën, ku Boro, 53 vjeç, punonte si ndihmëse e ilaçeve dhe e kishte bërë këtë gjë për 22 vitet e fundit.

Boro e pa emrin Crippen në një tabelë ku rendiste pacientët dhe menjëherë e kuptoi që kishte një lidhje.

“Unë nuk mund ta besoja atë”– tha Boro në një konferencë për shtyp. “Mendova: Oh Zoti im, mendoj se kjo është motra ime “.

Crippen kishte jetuar me nënën e saj, por Boro dhe katër nga 14 motrat e vëllezërit e tyre ishin ndarë nga shteti dhe ishin vendosur për birësim kur ishte vetëm 6 muajsh. Kjo ka qenë hera e fundit që dyshja kishin qenë në prani të njëra-tjetrës. Edhe pse të dy gratë kanë nëna të ndryshme ato kanë të njëjtin baba.

Duke mos e ditur me siguri, Boro vendosi ta provojë dhe hyri në dhomën ku po trajtohej Crippen.

73-vjeçarja ka vështirësi në të dëgjuar dhe Boro mori një dërrasë të bardhë dhe shkruajti emrin e babait të tyre. Crippen konfirmoi që ishte edhe babai i saj.

“Unë e drejtova nga vetja … dhe thashë:’Edhe ky është i imi!’ … Unë kam sytë e babait tonë.”-tha Boro.

“Unë gati rashë nga karrigia ime dhe thjesht shpërtheva në lot”– tha Crippen. Ishte thjesht një ndjenjë lumturie të gjeja motrën time. Kanë kaluar 53 vjet që kur ishte fëmijë dhe unë e mbaja atë. është e mahnitshme … me të vërtetë e mrekullueshme, pas kaq shumë vitesh. Asnjëherë nuk kam menduar se do ta gjeja atë përsëri. Nuk mund të flija atë natë. Unë isha thjesht aq e lumtur”.
Ajo shton se ndihet personi më i lumtur në botë.

Në më shumë se gjysmë shekulli që kishte kaluar, Crippen ishte përpjekur shoesh herë të gjente vëllezërit dhe motrat e saj, por kishte dështuar.

Boro, megjithatë, kishte arritur të ribashkohej me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre të humbur, me të cilët edhe Crippen tani do të jetë në gjendje të ribashkohet përsëri pas disa dekadash.

“Mezi pres që të takoj fëmijët dhe nipërit e motrës sime,”-tha Crippen, e cila gjithashtu ka tre fëmijë dhe 16 nipër e mbesa.

“Ishte bekimi i Zotit që erdha këtu, në qendrën e rehabilitimit, sepse nëse nuk do të më kishin dërguar këtu, nuk do ta gjeta atë”- tha Crippen.

Drejtoresha e infermierisë në qendrën e rehabilitimit, Jayma Broën thotë se përlotet sa herë që dëgjon historinë e dy grave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *