Vendosni fjalën kyçe....

Mes fotosh, çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm në Beirut


Deri në këto momente raportohet për 10 viktima pas shpërthimit katastrofik në Bejrut, por ende shumë persona rezultojnë të zhdukur.

Po ashtu, në pamjet që vijnë nga mediat botërore duket paniku i shkaktuar në qytetin e Bejrutit me njerëz të shtrirë në tokë e të gjakosur.

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të shpërthimit që ndodhi pranë një magazine fishekzjarrësh, por ushtria libaneze ka dalë në terren.

Shpërthimi ka ndodhur përpara verdiktit në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në vitin 2005.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *