Vendosni fjalën kyçe....

Pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë protestë: Në qytetet e tjera dasmat lejohen, po na persekutojnë


Pronarët e lokaleve të dasmave në lezhë kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme.

Ata pretendojnë se në zbatimin e kufizimeve të vendosura nga qeveria ka selektime dhe ligji nuk po zbatohet për të gjithë njësoj.

Pronarët e lokaleve theksojnë se policia po tregohet e ashpër ndaj lokaleve të dasmave në Bashkinë e Lezhës por nuk ndodh e njëjta gjë në Kurbin e Mirditë.

Sipas tyre, në këto qytete dasmat po zhvillohen normalisht madje kanë marrë edhe dasmat që janë anuluar në Lezhë.

Protesta vjen teksa ditët e fundit dhjetëra subjekte në Lezhë janë gjobitur nga policia për organizimin e dasmave.

(Video Credit: Balkanweb)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *