I vendoset tritol një lokali në qendër të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në “Bar Truth”, që është në pronësi të Mateo Toçit, ish-futbollist i Elbasanit.
Për fat të mirë nga ngjarja ka vetëm dëme të vogla materiale dhe asnjë të plagosur.
“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”-thuhet në njoftimin e policisë.
Paraprakisht policia dyshon se lënda plasëse mund të jetë vendosur për shkak të konkurrencës./Hashtag.al