Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i fuqishëm në Liban, Meta dhe Rama mesazh solidariteti për popullin libanez


Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë reaguar në rrjetet sociale mbi shpërthimin katastrofal i cili shkaktoi edhe dhjetëra viktima në Bejrut të Libanit.

Si Meta dhe Rama shprehën solidaritet me popullin e Libanit duke ngushëlluar edhe familjet e  viktimave.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit”-shkruan Meta.

Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë! Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *