Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 168 vatra zjarri vetëm në korrik


Prej ditësh qindra vatra zjarri janë shfaqur në mbarë vendin. Sipas raportit zyrtar, në vend vetëm gjatë muajit korrik janë shfaqur 168 vatra zjarri ndërsa që prej janarit deri në korrik numri i tyre është 329.

Vatrat më të fundit në vend janë ato në Seman, Velipojë e Rubik, ndërsa në rang bashkish, më të prekurat janë Shkodra, Fieri, Vlora, Durrësi, Gjirokastra, Lezha, Dibra, Korça, Berati, Kukësi, Tirana, dhe Elbasani.

Flakët që kanë përfshirë vendin kanë raportohet se kanë djegur 598 hektarë pyjë e bimësi duke përfshirë dhe 2419 rrënjë ullishte dhe 217 rrënjë pemëtarie.

Temperaturat e larta apo zjarrëvënie të qëllimshme

Deri tani nuk ka ende asnjë të arrestuar lidhur me vatra e zjarrit që kanë përfshirë vendin së fundmi.

Në këtë periudhë të vitit ato janë të zakonshme dhe ndërsa shkaki u parë i tyre i vishet temperaturave të larta verore, vitet e shkuara janë zbuluar dhjetëra raste zjarrëvënieje të qëllimshme. Në jo pak raste, banorët e zonave u vënë flakën pyjeve për të hapur toka të reja për kullotjen e bagëtive, tokave të reja bujqësore etj.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, shumica e 168 vatrave të zjarrit që janë zbuluar në korrik janë të qëllimshme por nuk ka ende asnjë të ndaluar lidhur me to.

Vatrat aktive

Ndërsa një pjesë e mirë e zjarreve janë vënë nën kontroll, janë ende aktive vatrat e zjarrit në Seman të Fierit, ku raportohet se janë djegur deri tani më sumë se 20 hektarë pyje. Vatra aktive zjarri ka edhe në fshatin Katund i Vjetër në Rubik e Kullas në Fushë Krujë.

Po kështu ditët e fundit probleme janë shfaqur në grykën e Qafë-Thanës, në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, në Hurmovë të Gjirokastrës, Majën e Zezë në Velipojë e malin e Shëngjinit.

Mungesa e mjeteve

Për shuarjen e zjarreve në vend përveç forcave të Emergjencave Civile janë përdorur edhe ushtarët e forcave të armatosura. Megjithatë në terrenet malore e të vështira për mbërritjen me mjete, zjarrfikësit kanë pasur pak rezultat në shuarjen e flakëve.

Kështu në Rubik të Mirditës por edhe në Rrjoll të Velipojës pak ditë më parë, zjarrfikësit kanë pasur pak rezultat në kontrollin e flakëve për shkak të terrenit malor e ku është domosdoshmëri ndërhyrja nga ajri.

Një ditë më parë, kreu i AKMC-së, ish-drejtori i policisë, Haki Çako, u kërkoi bashkive që të përmbushin detyrimet ligjore për përballimin e vatrave të zjarrit në vend duke i paralajmëruar me penalitete ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *