Vendosni fjalën kyçe....

U kthye për të bërë përzgjedhjet e kandidatëve për deputetë, Genc Ruli: Hapja do na japë fitoren



Pas u zgjodh si anëtar i Komisionit të Vlerësimit në PD, Genc Ruli ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të folur lidhur me këtë proces.

Ruli e konsideroi këtë një proces të rëndësishëm.

Ruli theksoi se tashmë në PD kemi të bëjmë me një gjeneratë të re, ndërsa shtoi se ky është procesi i hapjes së Partisë Demokratike. Ai kujtoi kritikat që ka patur ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe përzgjedhjen e tij si anëtar i këtij komisioni, e konsideron si shenjë të pjekurisë.

“Takimi ishte i domosdoshëm sepse vetë anëtarët e Komisionit shkëmbyen mendimet e tyre të para mbi këtë komision. Është një Komision që vepron së pari mbi elementin e besimit. Po t’i shohësh janë gjenerata të ndryshme të historisë politike të PD-së, që nga ata që janë themelues, ata që kanë aktivizim të mëvonshëm deri në nivelet më të larta të partisë apo shtetit dhe prurje më të reja në politikë.

Ky proces është një politikë e hapjes, unë jam njeri që kam pasur qëndrime kritike ndaj lidershipit për shkak se i gjykoja ndryshe si duheshin zhvilluar proceset në atë kohë. Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim.
Ndihem i vlerësuar që mund të jap kontribut sot, në atë që do të jetë përplasje e madhe elektorale, por padyshim edhe fitorja e madhe”
, tha Ruli.

Këtë deklaratë Ruli e bën pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Bashën.
Në takim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e tjerë të zgjedhur të Komisionit, ish-presidenti Bujar Nishani, Besnik Mustafaj, Enriketa Papa dhe Mark Marku. Takimi ka zgjatur për rreth 90 minuta, dhe ka pasur në fokus punën e këtij komisioni dhe kriteret e vlerësimit të emrave të propozuara për kandidatë, ku do të përcaktojnë dhe listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *