Vendosni fjalën kyçe....

4 viktima dhe 50 raste të reja lidhur me Covid-19 në Malin e Zi


Në Malin e Zi është rritur numri i viktimave ndjeshëm që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima dhe evidentuar 50 raste të reja lidhur me Covid-19.

Zv.drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në vendin fqinj, Senad Begiq, në konferencën për shtyp tha se 481 persona ishin testuar ndërsa 163 pacientë kishin fituar luftën me sëmundjen e shkaktuar nga Sars-Cov 2.

Që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi, janë regjistruar gjithsej 3.411 pacientë pozitivë, ndërsa 57 persona kanë vdekur, nga të cilët 48 kanë vdekur në periudhën nga fillimi i qershorit deri më sot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *