Vendosni fjalën kyçe....

6 viktima dhe 88 raste lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 88 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 11.289 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 6 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 511.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 108.384 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.507 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 7.221, ndërsa numri i rasteve aktive 3.557.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *