Videot e shpërthimit apokaliptik në portin e Bejrutit që la mbi 100 të vdekur dhe mijëra të plagosur vazhdojnë të shfaqen, duke dhënë një pamje gjithëpërfshirëse të shkatërrimit – megjithëse nuk hedhin dritë mbi çështjen.
Një mega-përmbledhje e 15 videove të ndryshme nga dëshmitarët e shpërthimit katastrofik të së martës në kryeqytetin e Libanit është përpiluar nga RT.
Klipet e sinkronizuara japin disa ide për shkatërrimin e gjerë, të shkaktuar nga shpërthimi i një magazine me 2,750 tonelata nitrat amoni.
Numri i viktimave vazhdon të rritet dhe spitalet në Bejrut thuhet se po tejkalojnë kapacitetin.
Megjithë shpjegimet e dhëna nga autoritetet libaneze, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh lidhur me shpërthimin pas takimit me gjeneralët e Pentagonit, duke sugjeruar se bazuar në shpërthimin që ndodhi mund të bëhej fjalë për një sulm me bombë.