Vendosni fjalën kyçe....

Era e fortë rrëzon plepin, bllokohet rruga Gjirokastër-Kakavijë


Moti i keq ka pushtuar gjithë vendin që në orët e para të mëngjesit të sotëm. E në disa qytete ka shkaktuar jo pak probleme.

Për shkak të erës së fortë, është rrëzuar një plep në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë duke bllokuar qarkullimin.

Si pasojë janë krijuar rradhë të gjata kilometrike. Momentalisht në këtë aks kalohet vetëm në një korsi dhe forcat zjarrfikëse kanë nisur punën për të hapur rrugën.

Moti pritet të jetë i njëjtë edhe gjatë ditës së nesërme, shoqëruar me reshje të dendura shiu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *