Vendosni fjalën kyçe....

Fëmija 7-vjeç përplaset nga makina ndërsa luante para shtëpisë, shoferi largohet



Një fëmijë 7-vjeçar ka mbetur i plagosur dje në Kuçovë, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kozare të Kuçovës, ku një 23-vjeçar që po lëvizste me mjetin tip “Benz” me targa AA 562 RV, duke ecur me shpejtësi në rrugën brenda fshatit Kozare ka goditur 7-vjeçarin S.GJ. që ishte duke luajtur në anë të rrugës, në afërsi të banesës së tij.

Makina e ka hedhur fëmijën disa metra në asfaltin e rrugës, mirëpo i riu është larguar nga vendngjarja, duke e braktisur fëmijën në rrugë.

Por 23-vjeçari me inicialet L.D., banues në Berat, është kapur pak minuta pasi u largua nga vendi i ngjarjes. Fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

23-vjeçari që e përplasi rezulton se është person me precedente, pasi është gjobitur disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *